• Korça

“Grinç vjedh Krishtlindjet”/ Vihet në skenë premiera e shfaqjes nga trupa e teatrit të fëmijëve

Një nga shfaqjet më të bukura botërore për fëmijë “Grinç vjedh Krishtlindjet” është vënë në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Grinçi dhe qeni i tij besnik jetojnë të vetmuar brenda një shpelle në malin e Krampit. Kur kushët, banorët që jetojnë pranë tij, vendosin të oragnizojnë Krishtlindje më të mëdha e më të gëzueshme, Grinçi i cili nuk i donte këto festa dhe ishte i pakënaqur, mendon se kishte vetëm një rrugë për t’i kthyer atij lumturinë, e kjo duke vjedhur krishtlindjet. Mes situatash gazmore e plot aventura ai vendos të prishë festën por përfundon duke festuar me të gjithë. Shfaqja u interpretua nga trupa e teatrit për fëmijë, duke sjellë fabulën e bukur nën regjinë e Blerta Belliut dhe lëvizjeve skenike të realizuara nga Bardhi Pojani.

Kjo shfaqje do të vihet në skenë në orën 18:00 edhe për 3 ditë me rradhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *