• Korça

Gratë dhe vajzat me uniformë ushtarake/ 19-vjeçarja Sonja Bako, prej një viti pjesë e Forcave të Armatosura

Pjesë e stërvitjes ushtarake tre ditore në zonat malore të Voskopojës kanë qënë edhe 13 vajza e gra, si pjesë e dy nënreparteve të Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut. Njëra prej tyre është Sonja Bako nga Kuçova e cila prej një viti i është bashkuar Forcave të Armatosura. Ajo tregon se përse zgjodhi të veshë uniformën ushtarake.

Sonja tregon se është ndier e mirëpritur në batalionin ku bën pjesë. Për 19-vjeçaren kjo stërvitje ushtarake pavarësisht vështirësive për shkak të kushteve të motit ka qënë një ekperiencë e bukur.

19-vjeçarja ka një thirrje për të rinjtë që të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.

Ashtu si Sonja ka edhe shumë gra e vajza që janë pjesë e sektorit të mbrojtjes në vendin tonë. Përfaqësimi gjithnjë e më i lartë i tyre në fushën e mbrojtjes përbën një vlerë të shtuar, në axhendën e të drejtave të grave e vajzave në shoqërinë shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *