Pas përfundimit të ndeshjeve eleminatore, këtë të mërkurë janë luajtur gjysmëfinalet e Ekipeve Sportive në Shkolla për Qarkun e Korçës, në disiplinën e volejbollit për meshkuj dhe femra. Për trajnerin Gentjan Suleman, gjatë fazës eleminatore dhe gjysmëfinaleve është vënë re një rritje e nivelit të nxënësve, kjo falë punës së specialistëve. Sipas tij ky projekt i iniciuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, i cili ka në fokus afrimin e të rinjve me sportin dhe largimin e tyre nga teknologjia është përqafuar nga nxënësit, prindërit dhe stafi organizativ.
Kampionati në rang qarku është pjesë e projektit “Ekipet Sportive në Shkolla”, i iniciuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, i cili ka për qëllim masivizimin e sportit në shkolla dhe edukatën sportive në përditshmërinë e të rinjve. Në total për qarkun Korçë janë ngritur 44 ekipe në disiplinat volejboll dhe basketboll, ku marrin pjesë rreth 800 nxënës nga 21 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme të qarkut.