• Korça

Gjurmimi për tuberkulozin e kafshëve/ Në Qarkun Korçë do të gjurmohen rreth 28800 krerë gjedh

Në Qarkun Korçë ka nisur gjurmimi për sëmundjen e tuberkulozit tek gjedhi. Përgjegjësi i Shërbimit Veterinar Demir Latollari bën me dije se në gjurmim do të jenë rreth 28800 krerë  ndërsa puna do të kryhet me grupe.

Latollari bën me dije se deri tani janë gjurmuar rreth 2500 krerë dhe ka rezultuar vetëm një rast i dyshimtë në një fermë në fshatin Biranj të Korçës.

Në Qarkun e Korçës janë rreth 184 ferma që mbarështojnë gjedh me mbi 10 krerë secila, ku mbi 134 prej të cilave i mbarështojnë për prodhim qumështi ndërsa 50 prej tyre, mbarështojnë gjedh për prodhim mishi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *