“Interpretim sociolinguistik për përdorimin e formave të pashtjelluara në ndërtimet sintaksore të gjuhës shqipe” u titullua ligjërata e hapur e mbajtur në universitetin Fan Noli nga prof. as.dr. Elona Çeçe. Kjo ligjëratë synon të rritë debatin akademik mbi zhvillimin e mëtejshëm të standardit të gjuhës shqipe.
Edhe përgjatë dy viteve të kaluara akademike janë mbajtur ligjerata të ngjashme mbi të njëjtën temë bosht, ndërsa prof. as. dr. Elona Çeçe synon që me përmbylljen e këtyre tre ligjëratave të botojë edhe një monografi e cila do ti vijë në ndihmë studentëve por edhe palëve të tjera të interesuara.