• Korça

Gjoba për këmbësorët në rrugë, qytetarët e vlerësojnë vendimin si të drejtë

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se masat ndëshkuese do të aplikohen ndaj atyre qytetarëve që nuk respektojnë vijat e bardha apo kapërcejnë në bordurat e rrugëve. Vetë qytetarët e kanë cilësuar të drejtë vendosjen e gjobës pasi sipas tyre rregullat shpesh nuk respektohen.

Edhe për drejtuesit e automjeteve të cilët preken më së shumti nga mosrespektimi i rregullave nga këmbësorët, ky vendim është i duhuri.

Gjoba për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët është në vlerën e 1 mijë lekëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *