• Lajme nga bota

Gjermania, viza tre mujore për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Gjermania ka vendosur mundësinë e qëndrimit për 3 muaj, personave të prekur nga tërmetet në Turqi dhe Siri te të afërmit e tyre në këtë vend pa nevojën e dokumentit. Lajmin e bën të ditur ministrja gjermane e Brendshme, Nancy Feiser.

 “Kjo është një ndihmë urgjente, duam të lejojmë familjet turke apo siriane në Gjermani që të sjellin në shtëpitë e tyre të afërmit e tyre nga zonat e prekura nga tërmeti shkatërrues, pa dokumente”, thekson ajo.

Numri i të vdekurve nga tërmetet me magnitudë 7.8 dhe 7.5 ballë që goditën Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore me nëntë orë largësi nga njëra- tjetra ka shkuar mbi 34 000 persona dhe është e sigurt që ku numër do të rritet, pasi ekipet e kërkimit kanë gjetur shumë trupa të tjera në rrënoja.

/rtsh.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *