• Raportime

Gjashtë vjedhje në dy javët e fundit, policia arreston 30-vjeçarin në Korçë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve në biznese, të ndodhura dy javët e fundit në qytetin e Korçës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Repeat”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

-E. Z., 30 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë disa herë për vjedhje.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara, dyshohet se ky shtetas, dy javët e fundit, në lagjet nr. 7, 8, 13 dhe 16, të qytetit të Korçës, ka vjedhur shuma parash, vegla pune, 7 aparate fotografike dhe produkte të ndryshme ushqimore, në dy lokale, dy dyqane, në një studio fotografike dhe në një automjet, në pronësi të shtetasve të ndryshëm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *