• Pogradec

Gërmimet arkeologjike/ Vendbanimi Palafit i Linit më i vjetri në Europë

Rezultatet e gërmimeve mbi 4 vjeçare të arkeologëve shqiptarë dhe atyre të universitetit të Bernës kanë konfirmuar se vendbamimi palafit i Linit në Pogradec është më i vjetri në Europë mbi 8500 vjeçar, ose 6 mijë vjet para Krishtit. Albert Hafner arkeolog nga Zvicra thotë se kemi të bëjmë me një vendbanim që zhvillonte bujqësinë 8-9 mijë vjet më parë, të cilët më pas janë përhapur në Itali dhe gjithë Europën. Ky vendbanim është 2 mijë vjet më i vjetër se ato të gjetura në Zvicër thotë ai.

Kemi që në 2021 që gërmojmë në këtë vend dhe jemi duke ndjekur gjurmët e fshatarëve të hershëm që fillojnë 5800 vjet para Jezu Krishtit. Tani jemi duke kërkuar për drunjtë e ujit më të vjetër në Europë. Në Zviçër kemi gjetur të tillë drunj rreth 6000 vjet të vjetër, ndërkohë që këtu i gjetëm edhe 2000 vjet më të vjetër se të Zvicrrës. Kështu që njohurinë që e kemi përfituar në Zvicërr me gjetjet e atjeshme mund ta zhvendosim këtu dhe të kemi më tepër njohuri. Kuptohet që ne duam të dimë edhe datat e sakta dhe kemi një metodë shumë të saktë në datimin e gjetjeve. Ky ka qenë një rajon shumë vendimtar për zhvillimin e bujqësisë, sepse kryesisht gjetjet tregojnë që këtu ka pasur fermerë. Ka një zhvendosje por edhe ndarje në arkeologji të gjetjeve bujqësore, çka tregon që gjetjet e këtushme hasen më pas të zhvendosura më pas edhe në jug të Italisë, ashtu sikurse ka edhe gjetje në të gjithë Europën.

Për arkeologun shqiptar Adrian Anastasi, ky është jo vetëm një zbulim i madh pasi edhe rezultatet e kanë konfirmuar. Ai shkon më tej kur thotë se të gjitha gjetjet mund të vendosen në Pogradec apo edhe me forma dixhitale në funksion të turizmit arkeologjik.

E pranishme në prezantimin e rezultateve ambasadorja zviceriane Ruth Huber u shpreh e lumtur që Zvicra është pjesë e kërkimeve ashtu siç tha se këto gjetje mund të jenë një formë shumë e mirë për të thithur edhe më shumë turistë zviceranë.

“Prania ime këtu është thjesht për të kuptuar se si po funksionojnë gjërat dhe për të parë se çfarë zbulimesh janë bërë. Jam shumë e lumtur që universiteti i Bernës ka reputacion shumë të mirë. Qeveria zviceriane nuk e financon projektin, por ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë me qeverinë shqiptare, ndërkohë që projekti prej vitesh është duke u zhvilluar këtu. Është shumë e rëndësishme për ambasadën e Zvicrrës, për Zvicrrën në përgjithësi që të dijë se si bashkëpunin një universitet i njohur e cilësor, siç është universiteti i Bernës me institucione të ndryshme në vend. Turizmi zvicerian është vërtet shumë i rëndësishëm për ne por pse jo edhe këto gjetje e bëjnë edhe më interesant këtë vend duke rritur edhe numrin e turistëve këtu.”

Gërmimet në vendbanimin palafit të Linit tashmë po zhvillohen në ujë, pasi vendbanimi ka qenë i ndërtuar mbi drurë në tokë dhe liqen. Ndërsa ka të dhëna se një tjetër vendbanim i tillë është edhe pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *