Bledi Shkëmbi pritet të nisë një aventurë të re në elitën e futbollit maqedonas. Voska Sport, skuadra nga Ohri që siguroi ngjitjen historike këtë sezon, ka piketuar kapitenin legjendar të Skënderbeut, si trajnerin e ri. Këto janë të rejat e fundit që vijnë nga mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Bëhet me dije se palët janë në bisedime, teksa pritet të mësohet me mjaft interes nëse do të arrihet gjuha e përbashkët. Shkëmbi aktualisht është i lirë, ndërkohë që në të kaluarën ka drejtuar skuadra si Liria e Prizrenit, Ballkani, Teuta dhe Dinamo.
43-vjeçari korçar, është në balotazh me trajnerin malazez Miljan Radoviç, teksa me shumë gjasa njëri mes këtyre te dyve do të jetë trajneri i ri i skuadrës shqiptare Voska Sport, në sezonin e ri në elitën e futbollit maqedonas.
Lini një Përgjigje