• Korça

Garë hipizmi me pengesa/ Organizohet në Korçë për të tretin vit radhazi

Për të tretin vit me radhë në “Shtëpinë e Kuajve” në Turan të Korçës është organizuar një garë kombëtare me pengesa për kuaj. Gjatë këtyre tre viteve garat kanë treguar se është shtuar së tepërmi interesi i garuesve të të gjitha moshave. Taulant Nukaj tregon detajet e garës ndërkohë që shprehet se çdo ditë e më tepër interesi i të rinjve ndaj hipizmit është në rritje.

Qamil Gjonbibaj kryegjyqtar i këtyre garave, shprehet se garat e hipizmit kanë për qëllim jo vetëm masivizimin e këtij sporti elitë por edhe promovimin e tij.

Në garat e këtij viti kanë marrë pjesë më shumë se 30 kalorës të moshave të ndryshme nga Korça dhe Tirana.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *