Në fshatin Tërovë të bashkisë Maliq ka nisur puna për krijimin e një hapësirë çlodhëse në qendër të tij. Projekti përfshin një sërë elementësh si vendosjen e stolave si dhe krijimin e një hapësirë për argëtimin e fëmijëve
Banorët e fshatit shprehin falenderimin për krijimin e një hapësire të tillë.
Bashkia e Maliqit me fondet e veta është duke punuar për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në 10 rrugë të 10 fshatrave përfshirë këtu edhe fshatin Tërovë. Punimet parashikohet të zgjasin deri në pranverën e ardhshme. Në këtë fshat jetojnë rreth 450 banorë.