Gelda Kaliolli është një futbolliste 17-vjeçare e cila ndjek me përkushtim të madh pasionin e saj për lojën e futbollit. Mungesa e një ekipi femrash në qytetin e Korçës e ka detyruar Geldën të gjejë një zgjidhje alternativë dhe të stërvitet me paratërinjtë e Akademisë së Skënderbeut. Vajza korçare nuk e ka aspak problem faktin që stërvitet me djemtë, madje sipas saj, kjo e ndihmon akoma më tëpër për t’u forcuar fizikisht. E reja aktivizohet me ekipin e Kinostudios në kryeqytet dhe është gjithashtu pjesë e kombëtares shqiptare të moshave. E kushtëzuar nga jetesa larg Tiranës, ajo ka vendosur që për të ruajtur formën e mirë fizike të stërvitet me moshatarët e saj, pavarësisht se ata janë djem. Gelda shprehet për mikrofonin e RTSH Korçës se nuk i bën përshtypje fakti që stërvitet me djemtë, ndërsa thekson se objektivi i saj është që të luajë një ditë me kombëtaren shqiptare, por edhetë aktivizohet me një ekip të mirë jashtë kufijve, pasi futbollin ajo e ka pasion dhe është e talentuar.
Akademia Skënderbeu funksionon rregullisht me të gjitha grupmoshat dhe me trajnerë të kualifikuar të cilët ndihmojnë fëmijët të ndjekin ëndrrën e tyre që një ditë të jënë futbollistë profesionistë.