• Kolonjë

Futbolli në Kolonjë! Ekipi Gramozit do tentojë ringritjen, Kategoria e Tretë një “ëndërr e keqe”

Prej disa vitesh, sporti dhe kryesisht futbolli i Kolonjës po noton në ujëra të turbullta. Ekipi i Gramozit të Ersekës vijon të jetë në Kategorine e tretë te futbollit shqiptar dhe në sezonin që shkoi nuk arriti dot të ngjitej një kategori më lart, duke mbëtur sërish mes ekipeve amatore në vendin tonë.

Pikërisht ai Gramoz që dikur luantë miqësore me Real Madridin, sot nuk e di se cilët do të jenë kundërshtarët që do të ketë përballe në kampionatin e ardhshëm, pasi ende nuk ështe përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit struktura e Kategorisë së tretë. Gjithsesi, futboll në Ersekë ka dhe pavarësisht vështirësive të ndryshme, Gramozi vijon të jetë aktiv si me ekipin e parë, por gjithashtu edhe me ekipe zinxhire të moshave të ndryshme.

Ilir Qirjako, trajneri legjendar i Gramozit të Ersekës, nuk heq dorë nga pasioni i tij për lojën e bukur të futbollit dhe angazhimi i tij vijon të jetë maksimal për ta ngritur edhe njëherë tjetër nivelin e futbollit kolonjar në nivele të kënqshme. Qirjako pranon vështirësitë që po has në këtë përiudhë futbolli në Kolonjë, por njëkohësisht bën thirrje se duhet një strategji e mirëmenduar dhe një reagim nga pushteti vendor, në mënyrë që klubi i futbollit të Gramozit të rikthehet edhe njëherë tjetër si faktor në futbollin shqiptar.

Qirjako thotë gjithashtu se nuk do dorëzohen, por do vijojnë të respektojnë kampionatin dhe të jenë prezentë në garën e sezonit të ardhëm, gjithmonë duke shpreruar që ky moment i vështirë të kalohet sa më shpejt.

Një punë e mirë po bëhet edhe me moshat, duke nisur që nga fëmijët e vegjel, deri te adoleshëntët. Ish-futbollisti i Gramozit, Evis Peçi  pasi la gjurmë me këtë skuadër ndër vite, tani ka veshur sërish uniformën sportive dhe aktualisht trajnon fëmijet e moshave 7-vjeç. Në miktofonin e RTSH Korçës Peçi shprehet se është bukur të punosh më fëmijët, madje vëmendja kryesore duhet të fokusohet te academia, pasi që aty dalin elementë që mund të jenë të vlefshëm edhe për ekipin e parë.

Gramozi i Ersëkës do të luajë në Kategorinë e tretë sezonin e ardhshëm futbollistik. Gjithsesi, në Kolonjë e mendojnë si një ëndërr të keqe këtë moment të errët që po kalon futbolli kolonjar dhe shpresojnë që sa më shpejt të rikthehen edhe njëherë tjetër  protagonist në futbollin shqiptar.

1 koment

  1. Thanas Gjata

    Eshte fatkeqsi qe Gramozi mos jete ne kategorine e dyte me specjalistet e sportit qe punojne aty i uroj kethimin sa me pare aty ku i takon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *