• Sport

Futboll/ Tirana mund Strugën në miqësore

Tirana dhe Struga zhvilluan pasditen e sotme një ndeshje miqësore mes tyre e luajtur në staduumin e Ohërit. Bardheblutë arritën të fitonin testin final me rezultatin 2-1. Pjesa e parë ishte e luftuar me kryeqytetasit që shënuan të parët me anë të Liridon Latifit në minutën e 36’, por vetëm 2 minuta më vonë do të  vinte edhe goli i barazimit i skuadrës së drejtuar nga Shpëtim Duro.

Pjesa e dytë nisi me shumë ndryshime për të dy ekipet ku u provuan të gjithë lojtarët në dispozicion. Në minutën e 69’, Tirana do të kalonte sërish në avantazh me anë të Ardit Hilës, goli i të cilit ishte i fundit i këtij takimi duke i dhënë fitoren bardhebluve. Megjithatë, pak minuta para fundit të takimit Tirana do te mbetej me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Ardit Deliut.

Tirana zhvilloi kështu miqësoren e fundit në Ohër, të cilën e kalon me sukses pas dy humbjeve me Dukagjinin dhe Ballkanin. Ekipi i Shehit do të rikthehet nesër në Tiranë ku do të vijojnë përgatitjet për ndeshjen me Dinamo Batumi, më 13 korrik në ‘Air Albania’, ndërsa Struga vijon përgatitjet për ndeshjet e Championsit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *