• Korça

Fushata sensibilizuese për sigurinë rrugore/ Policia Rrugore Korçë, orë mësimore me nxënësit e shkollës “Stavri Themeli”

Policia Rrugore Korçë, ka zhvilliar një orë mësimore për të njohur nxënësit, me rregullat e qarkullimit rrugor dhe rëndësinë e zbatimit të tyre. Takimi sensibilizues është zhvilluar me nxënësit e klasës të dytë, të shkollës 9-vjeçare “Stavri Themeli”, me qëllim edukimin e nxënësve që në bankat e shkollës, me mënyrën se si duhet të sillen në rrugë.

Informimi dhe ndërgjegjësimi i fëmijëve që në moshë të vogël i shërben aftësimit të tyre për të kuptuar më mirë rreziqet që i kanosen kur kalojnë në rrugë.

Fëmijët kanë mbajtur veshur për disa minuta, jelekët fosforeshentë të Policisë. Atyre ju janë shpërndarë fletëpalosje me këshilla praktike dhe rregulla për përdoruesit e rrugës. Gjithashtu nxënësit, kanë ndaluar drejtues automjetesh në rrugë me qëllim që të përcillnin tek ata, mesazhe sensibilizuese për të mbrojtur jetën e tyre dhe të tjetrit gjatë drejtimit të mjetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *