Reshjet e 24 orëve të fundit kanë sjellë probleme me energjinë elektrike në disa zona të qarkut të Korçës. Kryesisht bëhet fjalë për zona të thella malore e fshatra të largët të cilët për shkak të difekteve në rrjetin e shpërndarjes kanë mungesë të furnizimit me energjinë elektrike. Sipas burimeve zyrtare nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Korçë janë në total rreth 500 abonentë të cilët kanë mungesë të furnizimit me energji elektrike në banesat e bizneset e tyre. Konkretisht pa energji elektrike janë banorët në fshatrat e njësisë administrative Lekas në Korçë, në fshatrat Nicë, Stërkanj e Dërdushë në bashkinë e Maliqit, disa banorë të fshatit Bulgarec në Korçë, si dhe banorët e fshatrave Media, Zharkanj e Novoselë në Kolonjë. Të njëjtat burime zyrtare nuk bëjnë të ditur për mungesa të energjisë elektrike në zonën e Devollot dhe atë të Pogradecit. Ndërkohë grupet e punës së OSHEE janë në terren për të riparuar difektet dhe për të rilidhur energjinë elektrike për zonat ku janë evidentuar problemet.
- Korça
Furnizimi me energji elektrike, rreth 500 banorë në Korçë pa drita
Korça
Më shumë- Korça
10350 aplikime për naftën falas, 80% e fermerëve marrin gjysmën e sasi...
- Korça
Nis viti i ri akademik/ Rreth 500 studentë të regjistruar në Universit...
- Korça
Bashkëpunimi shkollë-biznes/ Bizneset ofrojnë praktika dhe punësojnë n...
- Korça