Mungesa e një stadiumi të kategorisë A te ekipi i Strugës për zhvillimin e takimit të fazës “play-off” në Ligën e Konferencës, bëri që Federata Shqiptare e Futbollit me në krye presidentin Armando Duka të tregojë gatishmërinë e saj, duke ofruar struganëve si alternativë, stadiumin “Elbasan Arena”.
Gjithsesi, në momentet e fundit UEFA dha dritë jeshile që ndeshjen kundër Breidablik, e vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës Struga ta zhvillojë në stadiumin e qytetit tw Ohërit.
Mirëpo pavarësisht këtij vendimi, klubi i Strugës me në krye presidentin Arbtrim Qira, shprehu mirënjohje për njeriun e parë të FSHF-së, Armand Duka, duke i dërguar një letër këtij të fundit dhe duke e falënderuar publikisht për gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar në këtë situatë.
Lini një Përgjigje