• Korça

Fruta-perimet, çmimet e larta. Qytetarët shprehen se çmimet janë të papërballueshme

Në Korçë çmimet e frutave dhe perimeve kanë pësuar një rritje nga 10 deri në 20% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Qytetarët thonë se çmimet janë të papërballueshme, ndërsa shprehen se e kanë të pamundur të blejnë gjithçka ju nevojitet. Rritja e çmimeve ka prekur të gjithë qytetarët, teksa pensionistët duket se e kanë më të vështirë të përballojnë shpenzimet e ushqimeve të përditshme të shportës.

Nga ana tjetër edhe tregtarët përcjellin shqetësimin e rritjes se çmimeve që ka sjellë uljen e fuqisë blerëse. Sipas tyre ndër faktorët kryesorë të rritjes së çmimeve është mungesa e produkteve vendase.

Edhe pse kjo është periudhë kur në treg ka prodhime vendase, çmimet e fruta perimeve nuk njohin ulje. Dimri pritet të sjellë rritje të mëtejshme çmimesh e për pasojë më shumë vështirësi për qytetarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *