• Korça

Forum për ekstremizmin e dhunshëm. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Fan S.Noli” në Korçë

Projekti “Përfshirja e Universiteteve në përpjekjet për të parandaluar dhe luftuar ekstremizmin e dhunshëm” është shtrirë edhe në Universitetin “Fan S.Noli” në Korçë. Ajo që synohet përmes këtij projekti, është shpërndarja e njohurive tek studentët e pedagogët mbi këtë fenomen dhe sesi mund të adresohet për t’i dhënë zgjidhje.

Në lidhje me këtë fenomen, në ambjentet e Universitetit është mbajtur edhe një forum me pedagogët, ku përfaqësuesja e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm Fatilda Smajlaj u ka prezantuar një historik të shkurtër të kësaj qendre, funksionit të saj dhe mënyrave sesi mund të identifikohet apo parandalohet fenomeni i ekstremizmit të dhunshëm.

Në kuadër të këtij takimi, është nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin ndërsa synohet ngritja e kapaciteteve për studentët dhe profesorët në kuadër të parandalimit dhe riintegrimit, realizimi i programeve hulumtuese, projekteve kërkimore-shkencore, dhe projekteve të tjera të cilat janë në interes të dy institucioneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *