• Korça

Formalizimi i fermerëve. Korça, ndër qarqet me numrin më të madh të fermerëve të pajisur me NIPT

Korça është ndër qarqet me numrin më të madh të fermerëve të pajisur me NIPT, si një ndër zonat kryesore të prodhimit bujqësor në vend. Sipas të dhënave zyrtare numri i fermerëve të regjistruar dhe të pajisur me NIPT për vitin 2022 rezulton të jetë rritur krahasuar me fundin e vitit 2021. Albana Karapanço, specialiste pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Korçë, bën me dije se nga ana e kësaj drejtorie janë lëshuar 16 605 vërtetime, ndërkohë që deri tani 15 912 fermerë janë të pajisur me NIPT. Sipas specialistes ndër arsyet e rritjes së interesit të fermerëve për tu formalizuar janë skemat kombëtare të mbështetjes në bujqësi.

Numri i fermerëve të pajisur me NIPT është rritur vit pas viti. Sipas të dhënave nga Drejtoria Rajonale Tatimore, në qarkun e Korçës janë rreth 16 mijë fermerë të pajisur me NIPT, ku numrin më të madh të tyre e ka bashkia e Devollit e cila pasohet nga ajo e Maliqit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *