• Korça

Forcat policore dhurojnë gjak, Loka: Dhurimi i gjakut, ndihmë për qytetarët

Efektivë të drejtorisë vendore të policisë së Korçës si dhe punonjës të prefekturës ditën e sotme kanë dhuruar gjak në Bankën e Gjakut të shërbimit spitalor të Korçës. Prefekti i qarkut Korçë Nertil Jole është shprehur se është përgjegjësi e çdo qytetari dhe aq më shumë e aktorëve të institucioneve lokale dhe shtetërore për t’u bërë pjesë e dhurimit të gjakut.

Drejtori i drejtorisë vendore të policisë së qarkut Korçë Gjovalin Loka tha se forcat e policisë do të jenë të gatshme herë pas here për të dhuruar gjak për njerëzit në nevojë.

Vetëm ditën e sotme më shumë se 30 efektivë policie dhe punojës të prefekturës së Korçës kanë dhuruar gjak pranë Bankës së gjakut. Ky është viti i dytë që një aktivitet i tillë zhvillohet nga forcat e policisë, ndërsa mendohet që dhurimi i gjakut të jetë periodik nga ana e këtij institucioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *