Nxitja e nxënësve të shkollave 9-vjeçare për të marrë një profesion, një zanat të vlefshëm si kërkesë e tregut të brendshëm dhe të huaj, ka qënë fokusi i një takimi të zhvilluar me drejtuesit e shkollave 9-vjeçare dhe atyre profesionale, Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar dhe Kryetarit të Këshillit të Qarkut Korçë.
Informimi i drejtë i prindërve për drejtimet dhe mundësitë që jep formimi profesional mbetet çeshtje që kërkon vëmendje dhe mbështetje të pushtetit lokal dhe aktorëve kryesorë.
Ky takim u zhvillua në kuadër të projektit “Nxitja e sipërmarrjes në artizanat dhe produktet tradicionale” në shkollat e mesme profesionale në qarkun e Korçës, i cili u shoqërua edhe me panairin e artizanatit zhvilluar disa ditë më parë.