• Korça

Fluks në Kapshticë e Qafë Thanë, mbi 13 mijë udhëtarë kanë hyrë e kanë dalë në 24 orët e fundit

13 595 udhëtarë kanë hyrë e kanë dalë në 24 orët e fundit përmes pikave të kalimit kufitar të juglindjes së vendit. Pas më shumë se dy muaj, trendi i fluksit në kufi ka ndryshuar gjatë këtyre ditëve të fundit të muajit gusht duke qenë më i shtuar në dalje në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, për shkak të kthimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi. Sipas autoriteteve doganore në Kapshticë, gjatë 24 orëve të fundit nga vendi ynë drejt vendit fqinj kanë dalë 3112 shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe kanë hyrë 2684 shtetas. Burime pranë kësaj pike kufitare bëjnë me dije se pavarësisht fluksit të lëvizjeve janë shmangur radhët e gjata pasi policia jonë kufitare ka punuar me 4 sportele në dalje ndërsa në hyrje me 3 sportele.

Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit fluks të lartë lëvizjesh ka patur edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Sipas të dhënave nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë përmes kësaj pike kufitare 4851 shtetas shqiptarë e të huaj dhe kanë dalë 2948 shtetas. Siç shihet edhe nga shifrat në këtë pikë të kalimit kufitar vijon të jetë më i lartë numri i udhëtarëve në hyrje të tërritorit të Republikës së Shqipërisë, çka tregon se ka ende shtetas të cilët zgjedhin të kalojnë pushimet e tyre në bregdetin shqiptar, pavarësisht se jemi në fund të sezonit veror. Po sipas të njëjtave burime bëhet e ditur se edhe ditën e sotme fluksi i lëvizjeve në pikat e kalimit kufitar të juglindjes në Kapshticë dhe Qafë Thanë ka qënë i lartë, por nuk janë regjitruar rradhë të gjata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *