• Korça

Fluks mjetesh në Kapshticë. Shkak problemet në sistemin kompjuterik në anën tjetër të kufirit

Fluks mjetesh në tokën neutrale në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. E gjithë kjo mësohet të ketë ardhur për shkak të problemeve që ka pasur sistemi kompjuterik në anën tjetër të kufirit. Problemet më të theksuara kanë qënë në orët e paradites së sotme, duke sjellë edhe pritje të gjata kryesisht në tokën neutrale. Probleme këto që kanë shkaktuar radhë automjetesh, të cilat kanë qëndruar në 5 korsi në dalje nga vendi ynë në drejtim të vendit fqinj, për gati 2 orë. Burime të siguruara thanë se pas ndryshimit të sistemit kompjuterik nga policia kufitare greke, gjatë gjithë këtyre ditëve sistemi ka paraqitur probleme, duke sjellë situata të ngjashme. Vetëm pas orës 10:00 të ditës së sotme, pala greke ka filluar të punojë, por me ritëm të ngadaltë dhe sportele të reduktuara në hyrje dhe dalje. Gjatë 24 orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 4800 shtetas shqiptarë e të huaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *