• Raportime

Fluks lëvizjesh në doganën e Kapshticës, Prefekti Jole takon nga afër punonjësit e kësaj pike kalimi

Teksa afron mesi i muajit gusht që shënon edhe pikun e sezonit turistik me lëvizje të shtuara në vendkalimet kufitare, Prefekti i Qarkut Korçë Nertil Jole ka qënë sot në doganën e Kapshticës për të parë nga afërr gjendjen atje dhe ndërkaq të kërkojë gatishmëri për normalizim të lëvizjeve ndërkufitare.

Prefekti shkruan:

“Sot në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës së bashku me nënprefektin Henrik Rusi takuam Kryetarin e Doganës, Herkul Marko dhe Drejtorin e Kufirit e Migracionit Korçë, Fatmir Hoxha. Në mes të sezonit turistik, kur fluksi i lëvizjes është më i lartë se zakonisht kërkohen më shumë angazhim dhe masa të shtuara për qarkullimin sa më normal në të dyja drejtimet të udhëtarëve dhe mallrave si dhe për kontrollin dhe shmangien e rasteve të trafikut të çdo lloji në pikën doganore mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në pikën kufitare takova edhe oficerë të FRONTEX, struktura që punon për ndalimin e flukseve migratore në kufi. Vlerësim dhe mbështetje për punën e punonjësve të pikës së kalimit kufitar të Kapshticës!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *