• Korça

Fluks i lartë në pikat kufitare/ 100 mijë persona hyjnë e dalin vetëm në një javë

Rreth 100 mijë persona janë regjistruar vetëm gjatë kësaj jave në hyrje e dalje të pikave të kalimit kufitar të Kapshticës e Qafë Thanës. Bëhet fjalë për emigrantë që vijnë për të kaluar pushimët në atdhe apo për të takuar familjarët e tyre, por të shumtë janë edhe turistët e vizitorët e huaj që zgjedhin pika të ndryshme turistike në Shqipëri për të kaluar disa ditë. Për të menaxhuar fluksin e lartë të kalimeve pala shqiptare është duke punuar me numër maksimal sportelesh të cilat vendosen në hyrje apo dalje sipas fluksit të momentit. Pritet që i gjithë muaji gusht të ketë një numër edhe më të madh hyrjesh në vendin tonë përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *