• Sport

Fitorja me Erzenin/ Flasin protagonistët, lojtarët e Skënderbeut komentojnë triumfin ndaj shijakasve

Fitorja me Erzenit ka rikthyer qetësinë te Skënderbeu. Korçarët vinin nga një moment i vështirë pasi kishin humbur 3 ndeshje radhazi dhe triumfi ndaj shijakasve erdhi në momentin e duhur, duke normalizuar disi situatën në kampin bardhekuq. Protagonistët e këtij suksesi ishin Dean Liço dhe Klevis Shaqem dy futbollistë korçarë të cilët me golat e tyre i dhanë suksesin e rëndësishëm Skënderbeut në këtë moment delikat. Gjithashtu, një nga lojtarët më të mirë në fushë për ekipin bardhekuq ka qënë edhe kapiteni Erlis Frashëri. Kapiteni korçar me eksperiencën e tij shfaqi një grintë të jashtëzakonshme për 90 minuta duke mbajtur shokët e ekipit të karikuar dhe duke ndihmuar skuadrën të arrijë fitoren. Në mikrofonin e RTSH Korçës, Frashëri u shpreh se skuadra kishte nevojë për këtë reagim, por njëkohësisht deklaroi se nuk ka vend për eufori, pasi po afron ndeshja me Partizanin, një tjetër sfidë delikate.

Ndërkaq edhe Dean Liço duket se ka kapur formën optimale dhe në dy ndeshjet e fundit ka treguar një rendiment të lartë në fushë. Mesfushori bardhekuq ka komentuar golin e tij të parë në Superligë dhe tregon se ky është një moment i rëndësishëm për të.

Klevis Shaqe gjithashtu po zhvillon performanca të mira në aspektin personal dhe goli ndaj Erzenit tregoi më shumë për formën e mirë që po kalon ky lojtar të Skënderbeu. Shaqe tha se skuadra nuk ka kohë të gezohet, pasi ndaj Partiznit do jetë më e vështirë. Ai ftoi gjithashtu tifozët ne stadium pasi siç dihet, prania e tyre e ndihmon edhe më teper ekipin në arritjen e rezultateve pozitive.

Skënderbeu në këto 6 javë ta para të kampionatit ka regjistruar 3 fitore dhe 3 humbje. Korçarët janë aktualisht në kuotën e 9 pikëve duke mbajtur vendin e 3 provizorisht në tabelën e klasifikimit. Ndeshja e radhës për bardhekuqtë është të dielën në shtepi ndaj Partizanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *