Skënderbeu në volejboll për femra do të luajë të premten ora 18:30 finalen e pestë dhe vendimtare ndaj Partizanit në kryeqytet. Pas dy barazimeve mes skuadrave (2-2) në 4 finalet e deritanishme, kjo e radhës do përcaktojë përfundimisht fituesin e titullit kampion të këtij edicioni.
Vajzat korçare do duan të shfrytëzojnë momentin e mire që po kalojnë dhe synojnë kështu trofeun e katërt brenda dy sezoneve, pas titullit kampion, Kupës dhe trofeut “Gjergj Kastrioti”, vitin e kaluar. Përballë edhe këtë sezon kanë Partizanin, skuadër e cila gjithashtu gëzon një formë mjaft të mire sportive dhe nuk është aspak kundërshtar i lehtë.
Për këtë transfertë delikate, klubi ka menduar edhe për mbështetjen e tifozerisë, e cila është mjaft e nevojshme dhe e rëndësishme në këto momente. Për këtë arsye janë vendosur autobusa falas për tifozët që do udhëtojnë drejt kryeqytetit, për të ndjekur nga afër këtë finale. Si zakonisht, RTSH Korça do të jetë pranë shikuesve me transmetimin drejpërdrejt të kësaj ndeshje në televizion, por edhe në valët e radio Korçës në frekuencën 89.5 Mhz. Gjithashtu, do informohen ndjekësit e faqes online, korça.rtsh.al në kohë reale me foto dhe video direkt nga ndeshja.
Suksesi vjen nga duart tuaja
Fitorja eshte e jona
Skenderbeu kampion