• Korça

Filo takim në Mborje: U japim fshatrave 90% të fondeve

Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, njëherazi kandidat i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit, në një takim të zhvilluar me banorët e fshatit Mborje, u shpreh se në mandatin e ardhshëm 90% e investimeve do të përqëndrohen në fshatrat e bashkisë Korçë.

Krahas punëve të bëra në fshatin Mborje, Filo u shpreh se ndërhyrjet në infrastrukturë do të jenë punët më kryesore gjatë mandatit të ardhshëm.

Në përfundim të fjalës së tij, kryebashkiaku i Korçës, kërkoi mbështetje për zgjedhjet e 14 majit për të vijuar me punët e nisura dhe projektet që tashmë janë në zbatim e sipër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *