• Korça

Filo me banorët e Vithkuqit: Pista e skive, mundësi për zhvillimin e turizmit

Zhvillimi i turizmit dhe krijimi i strategjive të reja mbetet në fokus të bashkisë Korçë edhe në programin e mandatit të ardhshëm.

Gjatë një takimi me banorët e fshatit Vithkuq, kryetari i bashkisë Korçë Sotiraq Filo njëherazi kandidat për zgjedhjet vendore të 14 majit, theksoi se Vithkuqi i ka potencialet e duhura për tu shndëruar në qendrën e turizmit për qarkun Korçë.

Filo prezantoi projektin e pistës së skive, si një mundësi që do të sjellë shumë të ardhura dhe ekonomi jo vetëm për Vithkuqin por për të gjithë bashkinë.

“Jemi duke punuar për ndërtimin e një strukture dimërore, për një piste të madhe skish, që duam ta bëjmë në bashkinë e Korçës dhe zona më e përshtatshme është ajo e Sherës, mbi Panarit. Javës që vjen do të nënshkruajmë një marëveshje me TAP-in për të krijuar masterplanin dhe projektin ndërkohë që kanë filluar kontaktet edhe me investitorë potencialë. Nëse realizohet ky projekt, e ardhmja jo vetëm e Vithkuqit por e gjithë zonës do të jetë e ndryshme. Është një projekt që sjell ekonomi dhe do të krijojë një strukturë turistike për gjithë sezonin dimëror.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *