Pas rreth 1 jave luftë me flakët është arritur të vihet nën kontroll një zjarr që përfshiu kurorën me pyje në fshatin Niçë, në njësinë administrative Dardhas të Pogradecit. Sipas burimeve zyrtare nga bashkia e qytetit liqenor zjarri ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme pylli, pasi për ditë me radhë është përhapur me shpejtësi si pasojë e pranisë së erës. Inspektorët e pyjores, zjarrfikësit dhe banorët e fshatit kanë punuar në kushte aspak të favorshme për izolimin dhe fikjen e flakëve, nisur edhe nga fakti që terreni ka qenë tepër i vështirë malor dhe nuk mund të futeshin mjetet. Edhe forcat e ushtrisë kanë punuar për fikjen e flakëve, ndërsa aktualisht nuk ka vatra aktive, por situata është nën monitorim të vazhdueshëm për shkak të frikës së riaktivizimit të zjarrit. Sipas të njëjtave burime nga bashkia Pogradec mendohet se ky zjarr ka qenë i qëllimshëm dhe nga ana e policisë vendore po punohet për gjetjen e autorëve dhe shkaqeve të vënies së zjarrit. Ky është rasti i dytë i zjarrvënies në zonat malore të Pogradecit pasi disa ditë më parë një tjetër zjarr u izolua dhe fik në pyjet e njësisë Velçan.
- Pogradec
Fiket zjarri në Niçë të Pogradecit/ Zjarri dyshohet i qëllimshëm, shkrumbohen sipërfaqe pyjesh
Pogradec
Më shumë- Pogradec
Xhaçka me pensionistët në Pogradec/ Xhaçka: së shpejti zgjidhja për rr...
- Pogradec
Volejboll femra/ Trajneri Besnik Lisha premton supriza tek Pogradeci
- Pogradec
Impiantet e ujërave të zeza/ Bizneset e Pogradecit kundërshtojnë sëris...
- Pogradec