• Korça

Festohet Fitër Bajrami/ Besimtarët korçarë falin namazin

Pas sakrificës dhe adhurimit ndaj Zotit përmes agjërimit në muajin e Ramazanit, besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë sot festën më të rëndësishme të këtij komuniteti, Fitër Bajramin, ose Bajramin e Madh. Falja e namazit në qytetin e Korçës është kryer pranë xhamisë Iljaz Bej Mirahori, ku prej orës 6.30 të mëngjesit janë mbajtur ligjërata ndërsa namazi i Bajramit është falur në orën 7.00:

Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë.

Festimet vijojnë më pas me drekën e Bajramit si dhe me vizita mes miqve dhe të afërmve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *