Tashmë i kthyer në një traditë në qytetin e Pogradecit, festivali i teatrit të kukullave Xinxifilo do të çelë siparin të enjten në edicionin e tij të 18. Këtë vit përveç trupave teatrale të Shkodrës, Elbasanit, Vlorës, Korçës e Pogradecit do të ketë edhe trupa nga Tetova e Prishtina të cilat do të performojnë para shikuesve të vegjël. Në këtë festival ashtu si edhe një vit më parë nuk do të ketë çmime, por do të synohen shkëmbimi i eksperiencës mes trupave teatrale:
Festivali Xinxifilo do të jetë në qytetin bregliqenor të Pogradecit nga data 6-9 qershor.