Është mbyllur me sukses Festivali i Teatrit të Kukullave “Xinxifilo” në qytetin e Pogradecit i cili këtë vit vinte në edicionin e tij të 18-të. Për 4 ditë me rradhë trupa nga Tirana, Shkodra, Vlora, Elbasani, Korça, Pogradeci dhe Tetova e Maqedonisë së Veriut kanë argëtuar fëmijët me shfaqje kukullash, të cilat në vetvete kishin përmbajtje edukative.
Të gjitha shfaqjet janë ndjekur me mjaft interes nga vogëlushët e qytetit liqenor.
Ky festival i kthyer në një traditë për Pogradecin, pritet që vitin e ardhshëm të shndërrohet në një festival ballkanik ku të ftuar do të jenë edhe trupa teatri nga vende të ndryshme të ballkanit.