• Pogradec

Festivali i Peshkatarëve/ Mbyllen tre netët magjike në Pogradec

U finalizua ditën e djeshme Festivali i Peshkatarëve. Festival ky qe u zhvillua për herë të parë në Shqipëri dhe u mbajt për 3 net me rradhë në qytetin e Pogradecit. Bledi Mane u shpreh që ky edicion i parë me patjetër nuk do të jete dhe i fundit.

Këngëtarja e njohur Rovena Dino e cila ishte ftuar të përformonte për publikun pogradecar u shpreh që ky festival duhet të vazhdoj edhe më tej në qytete të tjera të Shqipërisë.

Kryetari i bashkisë Ilir Xhakolli tregoi që Festivali mund të futet në kalendarin e përvitshëm të bashkisë. Ndërkaq ai tregoi që odeoni rrallë herë mbushet kështu dhe kjo eshte meritë e organizatorëve.

Festivali i Peshkatarëve i organizuar për herë të parë duket se ia arriti qëllimit të tij të bënte bashkë turistë dhe vendas dhe të krijonte një atmosfere magjike për 3 net në Pogradec.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *