Kjo fundjavë në qytetin e Pogradecit do të sjellë për herë te parë festivalin e Peshkatarëve. Një festival ky i cili do të sjell në fokus traditën e hershme të peshkimit nepermjet aktiviteteve te shumta. Bledi Mane, organizatori i këtij festivali tregon se Pogradeci u zgjodh qellimisht si nisja e këtij festivali pasi është një qytet ku peshkimi ndërthuret me artin. Ndërkohë për Manen ky festival do të jetë një test për te gjithë ata që thonë që këtë vit nuk ka turistë.
Për 3 netë rradhazi në datat 2 3 dhe 4 gusht në festivalin e peshkatareve do të ketë koncerte me zëra te njohur të muzikës popullore dhe tradicionale. Gjithashtu do te kete specialitete të peshkut në kulinari, por edhe një merkatë peshqish.