• Pogradec

Festivali i Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë/ Mbyllet me sukses edicioni i 14-të i këtij festivali

Është mbyllur edicioni i 14-të i festivalit ballkanik të filmit dhe kulinarisë në qytetin e Pogradecit. Në një mbrëmje plot emocione janë ndarë çmimet për filmat më të mirë. Çmimi kryesor “Fatos Baxhaku” është dhënë për filmin vizator “Gilgamesh” me animator dhe regjizor Shaqir Veseli. Një prej themeluesve të këtij festivali Eno Milkani tha se ky ishte një vit i suksesshëm.

Më tej Milkani është ndalur tek risitë që pritet të sjellë ky festival vitin e ardhshëm.

Në 5 ditët e Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë janë shfaqur 50 filma, prej tyre 44 ishin në garë, ndërsa në sheshin Odeon janë shfaqur edhe filma shqiptarë të restauruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *