• Pogradec

Festivali Ballkanik i Filmit/ Shqipëria fiton edicionin e 13-të B3F

Mes 80 filmave me metrazh të gjatë dhe të shkurtër, Shqipëria ka rrëmbyer çmimin e parë të festivalit ballkanik të filmit në Pogradec. Sipas aktorit kryesor të këtij filmi, aty flitet për një temë mjaft delikate siç është spektri i autizmit. Kastriot Shehu shprehet mjaft i emocionuar pasi pas çmimit në Catania të Italisë, ky film triumfon edhe në Shqipëri.

Për drejtorin artistik të këtij festivali Eno Milkani ishte një edicion fantastik, kjo falë edhe asaj se çfarë ofron Pogradeci në kulinari dhe bukuri natyrore, ndërkohë që në 5 ditë me rradhë shikuesit u njohën  nëpërmjet filmave me jetën ballkanike.

Në këtë festival u dhanë edhe 5 çmime të tjera. Best Documentary i shkoi Shqipërisë, Best Animation e fitoi Turqia, Best Balkan Spirit e fitoi Serbia, Best Student Short e fitoi Bullgaria, Best Featured Film e fitoi Greqia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *