• Sport

Festë te Skënderbeu, trajneri Ivan Gvozdenovic feston 45-vjetorin e lindjes

Ivan Gvozdenovic ka festuar të shtunën 45-vjetorin e lindjes. Trajneri serb i cili erdhi te Skënderbeu vitin e kaluar duke zëvendësuar Migen Memellin ka treguar se mund të jetë pikërisht ai njeriu i cili do të riktheje edhe njëherë tjetër në nivelet e larta këtë klub. Në këtë prag sezoni, Ivan Gvozdenovic ka mbushur 45-vjeç dhe urimet në drejtim të tij kanë qenë pafund, madje edhe lojtarët i kanë organizuar një festë surprizë duke e uruar në këtë ditë të shënuar për të.

Pas disa eksperiencave të njëpësnjëshme si trajner në Arabi dhe Rumani, ish-mbrojtësi u rikthye te Skënderbeu duke arritur trofeun e parë personal teksa sezonin e shkuar u shpallën kampionë të Kategorisë së Parë. I afruar në Shqipëri për herë të parë te Tirana, ish-futbollisti luajti edhe me Skënderbeun dhe Kukësin, ndërsa  u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 2015. Në një vend ku paragjykimet etnike janë të përjashtuara, serbi Gvozdenovic udhëhoqi Skënderbeun drejt marshimit të titullit kampion. Veç punës së mirë, trajneri është për t’u marrë shembull edhe për artikulimin e gjuhës shqipe dhe raportet e krijuara me lojtarët. Si një profesionit i vërtëte, Gvozdenovic ka krijuar një atmosferë të shkëlqyer në klubin e Skënderbeut dhe harmonia në skuadër duket perfekte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *