Konsullata e Përgjithshme e Greqisë në Korçë ka organizuar pritje me rastin e Festës Kombëtare të Greqisë, që shënohet në 25 mars. Në këtë ceremoni morrën pjesë Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule, shtetas grekë që jetojnë e punojnë në Korçë, drejtues të pushtetit qendror e lokal si dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme vendore. Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Greqisë në Korçë, në fjalën e tij përshëndetëse ka theksuar rolin dhe rëndësinë që ka revolucioni i 25 marsit i viti 1821.
25 marsi, është një ditë që shënon fillimin e luftës së suksesshme të popullit grek kundër Perandorisë Osmane, e cila arriti kulmin në krijimin e një shteti të pavarur.