Për të 5-in vit rradhazi, “Festa e Trëndafilave” gjallëron fshatin Pojan të Maliqit. Kjo festë u emërtua si e tillë, pasi shumica e oborreve të shtepivë në këtë fshat, janë të zbukuruar nga trëndafilat shumëngjyrësh. Zonjat e fshatit kujdesen që gjithmonë, oborret të jenë të kuruar kaq bukur.
Kjo festë është shoqëruar edhe me një panair, ku veç trëndafilave, amvisat kishin përgatitur edhe ushqime tradicionale të zonës.
Për Kryetarin e bashkisë Maliq Gëzim Topçiu kjo traditë e bukur do të vijojë vit pas viti.
Qëllimi i organizimit të kësaj feste është që tradita e kultivimit të trëndafilave të përcillet në çdo shtëpi të Pojanit.
Festa është shoqëruar me një program artistik të përgatitur nga qendra kulturore “Dhimitër Orgocka” në bashkëpunim me shkollën e mesme të bashkuar “Bardhyl Pojani”.