• Korça

Festa e “Shën Triadhës”/ Mbahet mesha e shenjtë në kishën e Shën Triadhës në Zvirinë

Si çdo vit banorët e fshatit Zvirinë në bashkinë e Maliqit kanë kremtuar festën e “Shën Triadhës”, një festë tradicionale fetare nga më të hershmet dhe më të rëndësishmet e fshatit. Kjo festë e cila i përket besimit Ortodoks pason dyzet ditë pas Pashkës së Madhe. At Kostandin Mujo, tregon për domethënien e kësaj dite të shenjtë dhe jep urimin e tij për gjithë besimtarët.

Të shumtë kanë qënë besimtarët e banorët e zonës të cilët pasi kanë ndjekur liturgjinë e shenjtë dhe kanë kryer ritualet e kësaj dite, duke ndezur qirinj e duke u lutur për më shumë shëndet e mbarësi, kanë vazhduar festën me familjarët e tyre në këtë vend të shenjtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *