Pashka është festa më e rëndësishme e besimtarëve Katolikë që lidhet me ringjalljen e Krishtit dhe përcjell mesazhin e paqes. Në një ditë të shenjtë si kjo për besimtarët katolikë në Korçë, nuk kanë munguar urimet e përfaqësuesve të besimeve fetare, pushtetit lokal, institucioneve të ndryshme si dhe partive politike, të cilët kanë zhvilluar këtë të djelë një vizitë në kishën katolike “Ngjitja e Marisë në Qiell” në qytetin e Korçës.
Pashkët shënojnë edhe finalizmin e agjërimit të kreshmës, ndërsa symbol i tyre është veza, si symbol i jetës e cila e lyer me të kuqe, simbolizon gjakun e Krishtit.