Mijëra besimtarë ortodoksë kanë kremtuar festën e pashkëve në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë, qytet i cili ka krijuar një traditë të veçantë në festimin e kësaj dite. Mesha u drejtua nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia e tij Imzot Joani, i cili në mesnatë njoftoi ngjalljen e Jisu Krishtit, nën tingujt e kambanave e ndezjen e qirinjve me dritën e shpresës:
Të gjithë besimtarët, jo vetëm korçarë por edhe nga qytete të tjera, që kishin mbushur sheshin para Katedrales e përgjatë pedonales së qytetit, morën dritën e qirinjve dhe e çuan sipas traditës në shtëpitë e tyre me shpresën se kjo Pashkë do të sjellë më shumë mbarësi. Mesha e Dashurisë me rastin e festës së Pashkës është mbajtur paraditën e sotme ku mitropoliti i Korçës Hirësia e tij, Imzot Joani bëri thirrje për paqe mes njerëzve në të gjithë botën:
Jisu Krishti e mundi përgjithmonë vdekjen, errësirën, frikën e dëshpërimin dhe pikërisht për këtë të gjithë besimtarët ortodoksë festojnë sot në ngjarjen më të madhe të historisë së krishtërimit.