• Korça

Festa e Dardhës/ Fshati i turizmit, kulinarisë dhe historisë

Dardha, fshati me një natyrë fantastike, peizazhe mahnitëse dhe shtëpi të gurta, është kthyer në një prej destinacioneve të preferuara të turizmit malor dhe ekoturizmit në vendin tonë. Të gjitha këto, duke i shtuar edhe kulinarinë tradicionale, e bëjnë Dardhën të preferuarën e vizitorëve vendas dhe të huaj. Për Niko Ballin, dardharët e vjetër janë ata që nisën një rrugëtim të tillë drejt zhvillimit të turizmit dhe janë po ata që po e mbajnë gjallë në këtë fshat të juglindjes.

Por Dardha nuk është vetëm kulinari, është histori e më shumë se kaq trashëgimni dhe një vlerë e shtuar e gjithë zonës. Adriana Stefani tregon se si ndër vite, ky fshat ka nxjerë emra të shquar që kanë dhënë kontributin e tyre jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet ku kanë emigruar.

Ky është Ilo Boçi, dardhar i vjetët por prej shumë vitesh jeton në SHBA. I përlotur ai kujton me nostalgji ngjarje historike që kanë shenjuar zhvillimin e fshatit ndër vite. Por mbi të gjitha bujarinë e mikpritjen e banorëve vendas.

Çdo vit Dardharët mblidhen së bashku në 16 gusht, tek festa e fshatit, një ditë e cila shërben për të kujtuar fshatin e origjinës dhe për ta trashëguar këtë traditë tek brazat e rinj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *