Kur duhen edhe 10 ditë starti i Festës së Birrës në qytetin e Korçës, Bashkia e qytetit juglindor ka zbuluar disa nga surprizat që do shoqërojnë këtë event madhështor.
Ashtu si edhe vitet e tjera, Festës së Birrës do t’i bashkohen emra të njohur të muzikës shqiptare, por jo vetëm. Mësohet se skenën si çdo vit edhe kësaj here me artistë të njohur, do ta pasurojnë edhe dyshja LA BOUCHE, e cila do të performojë më datën 18 gusht, por edhe grupi NO MERCY.
Po ashtu, skenës më vitale për 5 ditë me radhë, me artista të shumënjohur, do t’i bashkohet dhe diva e muzikës shqiptare, Elvana Gjata, duke bërë që kjo festë personifikuese për Korçën dhe Shqipërinë të jetë një ekperiencë unikale.
Prezente do jetë edhe ylli i muzikës greke Despina Vandi, që do të performojë më 19 gusht, ndërsa do të ketë edhe shumë surpriza të tjera. Kujtojmë që për 5 netë më radhë, në datat 16-20 gusht, Bashkia e Korçës do të organizojë Festën e Birrës, e cila shënon kulmin e sezonit turistik për qytetin e Korçës.
Lini një Përgjigje