• Korça

Festa e Birrës në Korçë/ 5 net elektrizuese në festën më të madhe verore

Prej 14 deri më 18 gusht Korça do të elektrizohet nga festa e birrës, një organizim i madh i bashkisë e cila e sjell këtë festë sivjet në edicionin e saj të 18-të. Festa e birrës në Korçë e konsideruar si festa më e madhe ver ore në vend për 5 net me radhë do të sjellë këngëtarët më në zë të momentit vendas dhe të huaj, ndërsa gjithçka do të shoqërohet me birrën e shijshme e gatime tradicionale:

Festa e birrës në Korçë pritet të sjellë një bum të madh vizitorësh nga brenda e jashtë vendit duke sjellë edhe një xhiro të shtuar në bizneset e shërbimeve, bare, restorante e hotele. Në zonën e terminalit ku do të organizohet festa gjithçka është duke u përgatitur, për të sjellë argëtim dhe kënaqësi për të gjithë:

Është duke përfunduar edhe vendosja e një skene gjigande ku teknologjia është mjaft e avancuar, ashtu si edhe fonia e ndriçimi. Në të gjithë zonën do të jenë 400 tavolina nga të cilat 120 janë me rezervim paraprak për të gjithë ata që kanë nevojë për komoditet dhe hapësirë. Në natën e parë rezervimi i një tavoline kushton 50 euro ndërsa në netët e tjera 80 euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *