Besimtarët bektashinj do të festojnë të shtunën ditën e ashures. Kremtimet e kësaj dite do të mbahen në teqenë e Baba Abdullait në Melçan të Korçës. Kjo festë njihet si dita përkujtimore e Imam Hysejnit e cila vjen pas 10 ditëve agjerim në nder të dëshmorëve të qerbelasë. Myftiu i Korçës Ledian Çikalleshi ka shpjeguar domethënien e kësaj feste por edhe të ëmbëlsirës tradicionale të ashures e cila përgatitet në këtë ditë të shënuar.
Besimtarë dhe qytetarë të tjerë do të priten prej orës 11 deri në 12 në teqenë e Melçanit të shtunën në datën 29 korrik për të përcjellë urimet e rastit si dhe për të shijuar ëmbëlsirën e përmotshme ashuren.