Breshëri i rënë gjatë ditës së hënë në qarkun e Korçës, ka dëmtuar sipërfaqe të tëra me mollë por edhe kultura të tjera bujqësore. Fermerët e fshatit Burimas në bashkinë e Maliqit, të cilët kultivojnë mollë kanë dalë në protestë. Ata thonë se dëmet janë të pallogaritshme pasi prodhimi i tyre është dëmtuar në masën 70 % deri në 100%. Fermerët kërkojnë ndihmën e shtetit pasi ky është i vetmi burim të ardhurash për ta.
Reshjet e breshërit që prekën juglindjen në këtë fillim jave dëmtuan qindra hektarë të mbjellë me mollë dhe kultura të tjera bujqësore në të gjithë qarkun e Korçës.